Vllaznia i falet Sukajt ndaj Laçit, Teuta-Kamza lumë golash në fund (VIDEO)
Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në shifrat 1-0 ndaj Laçit. Në “Loro Boriçi” ndeshja është vendosur që në minutën e 6-të. Lika godet bukur në zonë, por goditja e tij përplaset në shtyllë, ndërkohë që më pas në tentativën e dytë goditja e tij është ndalur nga Sefgjini, i cili bën portierin. Mbrojtësi i Laçit u largua me karton të kuq, ndërkohë që nga pika e bardhë Sukaj nuk ka gabuar.
Teuta nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3 ndaj Kamzës në duelin e mbijetesës, duke rrezikuar edhe më shumë mbijetesën. Amadu dhe Alhasan shënuan në pjesën e parë, por durrsakët nuk mundën që të ruanin avantazhin. Sebino Plaku në minutën e 40-të hapi ndeshjen. Në pjesën e dytë Cukoviç shënoi golin e barazimit, ndërkohë që në minutën e fundit të kohës së rregullt Fili shënoi golin e avantazhit. Gjithsesi ndeshja nuk u mbyll këtu, pasi në shtesë Latif shënoi golin e barazimit 3-3.
KOHA JONË SONDAZH

