Vllaznia ia merr dorën Laçit, vendos një gol i Da Silvës (VIDEO)
Vllaznia ka arritur që të marrë një fitore minimale ndaj Laçit. Nën një shi të vazhdueshëm në “Loro Boriçi”, kuqeblutë i falen një goli të fantazistit brazilian Victor Da Silva.
Në “Loro Boriçi” u zhvillua një shfaqje mjaft interesante, me ritëm të lartë dhe raste të shumta shënimi. Ndryshe nga ndeshja e fazës së parë, këtë herë tifozët shijuan vetëm një gol të Da Silvës në minutën e 49-të.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për shkodranët, që blindojnë vendin e tretë të renditjes me 16 pikë dhe tani e shohin veten edhe më afër kreut, pasi kanë vetëm 5 pikë më pak se Tirana që mban vendin e parë. Laçi mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

