Vllaznia me garanci financiare 230 mln, problem e ardhmja e trajnerit italian

Këshilli i Bashkisë Shkoder ka miratuar sot buxhetin për vitin 2015. Njëkohësisht, është miratuar edhe buxheti për klubin e futbollit “Vllaznia sh.a”, buxhet që për periudhën janar- qershor do të  jetë  23 milionë lekë (të reja). Në  këtë mënyrë, është  garantuar ana financiare e klubit për pjesën e mbetur të këtij sezoni sezoni. Megjithatë, ende nuk është garantuar e ardhmja e trajnerit italian Baldo Ranieri. Nën drejtimin e tij, ndonëse Vllaznia nuk rrezikon rënien, ka pakënaqësi nga shkodranët. Vioresin Sinani nuk pranoi pak kohë më parë që të jetë ndihmës i italianit, ndërkohë që Bashkia Shkodër ka kontratë me Ranierin dhe pavarësisht dëshirës për ta shkarkuar, “fatura financiare” mund t’i kushtojë shtrenjtë arkës së klubit. Kësisoj po mendohet një zgjidhje me konsensues e kontratës me Rianierin, që drejtimin e skuadrës ta marrë sa më shpejt të jetë e mundur një nga lojtarët më të mira të të gjitha kohërave për Vllazninë, Vioresin Sinani. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?