Vllaznia merr 10 mln lekë shpërblim, në Korçë “i garantojnë” humbjen

Pas fitores me Partizanin dhe një dite pushim, siç ishte ajo e së hënës, mesditën e djeshme futbollistë kuqeblu të Vllaznisë i janë rikthyer seancave stërvitore. Tekniku Luan Zmijani së bashku me ndihmësit e tij Avenir Dani e Dibra kanë nisur përgatitjet për sfidën e radhës me ekipin kampion në fuqi të  Skënderbeut. Fitorja e realizuar në minutën e fundit të ndeshjes së ditës së dielë  ndaj Partizanit në “Loro Boriçi” me golin spektakël të talentit Erald Çinari, përpos tre pikëshit të merituar ka kthyer moralin dhe besimin e duhur në radhët e skuadrës. Morali në kampin kuqeblu është rritur pasi klubi i ka premtuar shpërblim për suksesin e arritur në sfidën me Partizanin. Ndonëse nuk është akoma zyrtare, nisur nga ajo që kreu i Bordit Mbikqyrës Vllaznia, Xhevdet Amuli ka deklaruar në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes Vllaznia-Partizani, shuma në fjalë që do t’i shpërndahet futbollistëve është në shifrat prej dhjetë milion lekë të vjetra. Tekniku Zmijani nuk ka pasur dje në dispozicion të riun Arlind Kalaja, i cili pas një dëmtimi në proçesin stërvitor vazhdon periudhën e rikuperimit.  I dëmtuar vijon të jetë edhe uruguajani Sebastian Soza, por sipas stafit mjekësor gjendja e tij është në përmirësim e sipër.  Të dy këta lojtarë nuk do të jenë gati për sfidën ndaj Skënderbeut, takim i cili do të luhet ditën e djelë në ora 17.00, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.  

Skënderbeu

Nga ana tjetër duhet theksuar se Skënderbeu pavarësisht momentit të mirë që po kalon Vllaznia, nuk e diskuton fitoren përballë saj. Kjo për faktin se korçarët janë në krye të klasifikimit dhe nuk kanë ndërmend ta lëshojnë më atë. – “Ne jemi një skuadër që kemi provuar të ngremë titullin kampion katër herë radhazi dhe mendoj se kjo skuadër jep garanci për suksesin e radhës,” – theksoi mesfushori Sabien Lilaj, në një prononcim për “Koha Jonë”. –  “Duke mos nënvlerësuar Vllazninë, as kundërshtarët e radhës, synojmë të fitojmë çdo ndeshje të mbetur, pavarësisht ecurisë së kundërshtarëve tanë.” Nota optimizmi mbizotërojnë edhe në Korçë, pasi Skënderbeu fitoi në fundjave në Vlorë 1-0 pas gati dy dekadave për të marrë kryesimin e kampionatit. Lilaj pas kësaj ndeshje pret edhe një ftesë nga De Biasi, për ndeshjen me Armeninë, duke u shprehur se është gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi

Swiss Digital Mobile Reklama

E ndërsa derbi Tirana-Partizani është shtyrë sërish dhe në kampin e kuq pas humbjes së kaluar me Vllazninë nuk mbizotëron atmosfera e duhur festive, tek Tirana ndodh e kundërta. Kjo për faktin se Tirana fitoi 2-0 ndaj Kukësit dhe e zbriti këtë të fundit nga vendi i parë.  Në seancën e djeshme, ndihmës-trajneri i Artim Shaqirit nuk ishte më Edmond Dalipi, por u gradua mbrojtësi serb Ivan Gvozdonoviç.  Kukësi pret Flamurtarin të fushën e tij dhe pret që Vllaznia t’i bëj një surprizë Skënderbeut, për t’u rikthyer në krye të klasifikimit. E veçantë e kësaj jave është se Vllaznia dhe Flamurtari udhëtojnë në transferta dhe vihen përballë ekipeve që      

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?