Vllaznia merr hak ndaj Kukësit dhe blindon kreun, Teuta mund Bylis (VIDEO)

Vllaznia nuk ka ndërmend të ndalet në Kategorinë Superiore. Kuqeblutë morën një fitore të madhe 1-0 në “Elbasan Arena” kundër Kukësit. Skuadra e Brdaric do të shënonte në fillimin e pjesës së dytë me Ardit Kalajën, i cili ishte në kohën dhe në vendin e duhur në minutën e 58-të për ta dërguar topin në rrjetë pas një pritje të portierit Tafa.

Vllaznia arriti të ruante avantazhin deri në fund, teksa kjo është fitorja e 10 në 14 ndeshje, duke mbajtur vendin e parë me 32 pikë, 9 më shumë se Teuta. Skuadra durrsake mori një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Bylis. Lorenc Vila dhe Gruda ishin autorët e golave për ekipin e Martinit.

SHKARKO APP