Vllaznia mëson kundërshtarin në raundin e dytë të Conference League

Vllaznia ka mësuar rivalët për raundin e dytë të Conference League. Shorti i ka vënë kuqeblutë përballë Universitatea Craiovas, një kundërshtare e fortë dhe me përvojë në ndeshjet ndërkombëtare.

Universitatea Craiovan sezonin e kaluar e eliminoi Laçi në raundin e dytë të Conference League. Me skuadrën rumune ka luajtur futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka.

Në raundin e dytë sezonin e kaluar Vllaznia u eliminua nga skuadra qipriote Ael Limasol, që i fitoi të dyja sfidat me rezultat të njëjtë 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?