Vllaznia mund kampionët e Egnatias, Teuta përmbys Skënderbeun

Vllaznia mori një fitore 3-1 ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt. Malaj, Qato dhe Balaj i dhuruan 3 pikë shkodranëve në “Loro Boriçi”, ndërsa goli i vetëm për rrogazhinasit mban firmën e Ujkës.

Teuta triumfon me përmbysje 2-3 ndaj Skënderbeut. Nikaj realizoi i pari, ndërsa Beqja barazoi shifrat. Preknicaj dhe Kruja “tundën rrjetën” në fraksionin e dytë, në favor të durrsakëve. Në fund, goli i Rashicës shërbeu vetëm për statistikë.

Të enjten në orën 19.00 luhen dy ndeshje të tjera të kësaj jave, Elbasani-Laçi dhe Partizani-Dinamo.

SHKARKO APP