Vllaznia nuk di të fitojë më, ndalet edhe ndaj Bylisit
Vllaznia nuk arriti të marrë tre pikët në sfidën e javës së 16-të të “Abissnet Superiore”, duke u ndalur në një barazim 1-1 ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”.
Kuqeblutë dominuan pjesën e parë dhe arritën të kalojnë në avantazh me një gol të bukur nga Kallaku, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar me saktësi. Megjithatë, në pjesën e dytë, përgjumja e skuadrës shkodrane u shfrytëzua nga Bylisi, që barazoi rezultatin me golin e Mustaphas.
Në minutat e mbetura, Vllaznia kërkoi me insistim fitoren, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin. Ky është barazimi i pestë radhazi për skuadrën, që mbetet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Bylisi renditet i teti me 15 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

