Vllaznia nuk di të fitojë, ndalet edhe ndaj Egnatias

Vllaznia ngec sërish në barazim, për të katërtën ndeshje radhazi në kampionat, teksa këtë herë nuk shkoi dot përtej shifrave 1-1 ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”

Ilirid Ademi ndëshkoi shkodranët në fundin e pjesës së parë pas një kundërsulmi perfekt, ndërsa Vllaznia më pas tentoi të gjejë golin me të gjitha mënyrat.

Në minutën e 71 ishte Ardit Krymi ai që realizoi për Vllazninë duke barazuar shifrat, por vetëm kaq pasi goli i fitores nuk erdhi edhe pse rastet nuk munguan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim, Vllaznia shkon në kuotën e 27 pikëve, në vendin e katërt në renditje, ndërsa Egnatia mban vendin e parafundit me 15 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?