Vllaznia pëson humbje ndaj Egnatias, Latifi “tradhton” kuqeblutë (VIDEO)
Vllaznia ka pësuar një humbje minimale 0-1 në Loro Boriçi ndaj Egnatias. Goli i vetëm do të realizohej në minutën e 44-të të pjesës së parë nga ana e Fernandos.
Mesfushori brazilian përfitoi nga një gabim i kuqebluve dhe me një goditje të saktë mposhti portierin Zogovic që nuk pati mundësi për të reaguar.
Në fraksionin e dytë, vendasit provuan të reagonin dhe shansi i artë iu erdhi në minutën e 55-të kur Liridon Latifi do të kishte shansin për të barazuar nga pika e bardhë, por goditja e tij do të përfundonte jashtë kuadratit.
Vllaznia nuk mundi të krijonte një tjetër rast të pastër. Rrogozhinasit ngjiten në vendin e tretë me 21 pikë ndërsa nga Vllaznia mbetet e pesta me 19 pikë.