Vllaznia reziston edhe me 10 lojtarë, barazon ndaj Teutës

Teuta dhe Vllaznia bëjnë paqe në duelin e javës së 11-të. Durrsakët, edhe pse në epërsi numerike që nga minuta e 30 e pjesës së parë, pas kartonit të kuq të marrë nga Aralica, nuk arritën dot të dilnin me 3 pikë nga stadiumi “Niko Dovana”.

Teuta kaloi në avantazh në minutën e 55-të me anë të Georgiev, por nuk arriti dot të ruajë epërsinë, pasi Latifi barazoi gjithçka pas një pasimi të bukur të Da Silva.

Me këtë barazim, Vllaznia ruan vendin e tretë në renditje, me 17 pikë, ndërkohë që Teuta renditet në vendin e 5, me 3 pikë më pak sesa shkodranët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?