Vllaznia rigjen fitoren ndaj Kastriotit, Hoxhaj shkëlqen me dopietë
Vllaznia është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat, duke marrë një sukses 3-1 ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”.
Ante Aralica hapi serinë e golave pas një rrëmuje në zonë dhe më pas ishte sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, i cili shënoi dy herë në portën e krutanëve, duke vulosur suksesin e kuqebluve.
Goli i Ajazit shërbeu vetëm për statistikë personale për sulmuesin, pasi Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa shkodranët ngjiten në vendin e tretë me 13 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

