Vllaznia rigjen fitoren në Superiore, mposht Flamurtarin

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke lënë pas periudhën e vështirë në Kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane triumfoi 3-2 përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të sezonit.

Kuqeblutë e nisën takimin me intensitet të lartë dhe gjetën shpejt avantazhin, teksa Bekim Balaj realizoi një gol spektakolar që në minutën e katërt. Sulmuesi kuqezi u shndërrua sërish në protagonist në minutën e 24-t, duke dyfishuar shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Flamurtari reagoi në fundin e pjesës së parë, me Maksutin që shënoi në minutën e 43-të dhe mbajti gjallë shpresat e vlonjatëve.
Pjesa e dytë nisi sërish në favor të vendasve, pasi Yago realizoi golin e tretë për Vllazninë, duke rikthyer qetësinë te shkodranët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Flamurtari nuk u dorëzua dhe ngushtoi sërish rezultatin në minutën e 55-të me Diawarrën, duke hapur ndeshjen deri në fund. Pavarësisht përpjekjeve të miqve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt të renditjes, ndërsa Flamurtari vijon të mbetet në zonën e ftohtë, në vendin e parafundit me 14 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?