Vllaznia rigjen fitoren pas 4 ndeshjesh në Superiore, Latifi i jep fitoren ndaj Kastriotit (VIDEO)
Vllaznia rikthehet në rrugën e fitoreve pas 4 barazimeve radhazi në Kategorinë Superiore. Kuqeblutë morën një sukses minimal 1-0 në Kamzë ndaj Kastriotit.
Dueli u vendos nga një penallti e fituar nga Ardit Krymi në minutën e 71-të. Arbitri Beqiri pasi e ripa aksionin në VAR dhe e konfirmoi. Nga pika e bardhë do të shkonte Liridon Latifi që do ta ekzekutonte në mënyrën më të mirë.
Rezultati nuk do të ndryshonte në fund, teksa kuqeblutë ngjiten në vendin e katërt me 30 pikë, vetëm një më pak se Laci dhe Kukësi të vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

