FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia, rikthehet Gilman Lika

Gilman Lika kthehet në shtëpi. Mesfushori është zyrtarisht i Vllaznisë, që komunikoi firmën për një vit me opsion edhe për vitin pasardhës me mesfushorin shkodran.

Pas dy viteve te Tirana në këtë mënyrë Gilman Lika kthehet sërish në klubin ku u rrit futbollistikisht me skuadrat e akademisë për të nisur më pas karrierën si profesionist me skuadrën e parë të Vllaznisë nga 2004 deri në 2008 për të nisur më pas një tur jashtë vendit kryesisht në kampionatin turk.

30-vjecari konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Armando Cungut ku deri më tani i është kushtuar rëndësi rinovimit të kontratave me një pjesë të futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar, ndërkohë që përforcimi tjetër i kësaj vere Edon Hasani debutoi me gol në miqësoren e luajtur me Lacin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gilman Lika pritet të prezantohet para mediave këtë të premte, ndërkohë që Vllaznia vijon punën për plotësimin e skuadrës që këtë verë ka pësuar disa largime, ai më i rëndësishmi i kapitenit Shtubina që iu bashkua para pak ditësh kampionëve të Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?