Vllaznia rikthen sulmuesin Kevin Dodaj, vjen nga Bullgaria
Vllaznia ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Kevin Dodaj. Lojtari është prezantuar nga presidenti Alban Xhaferi, pas arritjes së marrëveshjes me klubin e tij aktual, CSKA Sofia.
Dodaj bashkohet me kuqeblutë në formë huazimi, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të sezonit 2025–2026. Sulmuesi është produkt i akademisë shkodrane, ku ka kaluar të gjitha etapat e moshave deri në ekipin e parë.
Ky transferim synon të përforcojë repartin ofensiv të Vllaznisë për pjesën e mbetur të kampionatit. Klubi ka njoftuar se lojtari do të jetë menjëherë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.
“Zyrtare: Kevin Dodaj i bashkohet KF Vllaznia, në formë huazimi, deri në fund të sezonit 2025–2026
Sulmuesi i CSKA-së, Kevin Dodaj, do t’i bashkëngjitet në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual. Shumë fat dhe suksese, Kevin, në gjysmën e dytë të sezonit në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.
KOHA JONË SONDAZH

