Vllaznia rinis stërvitjen, por mungon trajneri dhe disa futbollistë
Vllaznia i është rikthyer stërvitjes duke lënë pas problematikat e ditëve të fundit. Ne orën 09.00 të gjithë kuqeblutë kanë zbritur në fushën sportive të Golemit për të zhvilluar seancën e radhës.
Nën drejtimin e zëvendës-trajnerëve Osja dhe Lekiqi, futbollistët kanë zhvilluar stërvitjen e zakonshme ndërkohë që ata do të zbresin në fushë edhe pasdite për të zhvilluar seancën e dytë.
Në këtë seancë kanë munguar portieri Efremov, mbrojtësi Adili dhe sulmuesi Hristov, që ende nuk janë kthyer nga Maqedonia. Gjithashtu nuk ka qenë i pranishëm as Renato Malota, i cili ka marrë leje në klub.