‘Voetbal’: Ja lojtari më i mirë në botë, zhduket Ronaldo

“Voetbal International”, një revistë prestigjioze holandeze, e themeluar në vitin 1962, ka zgjedhur lojtarin Lionel Messi si më të mirë ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në edicionin e gjashtë të votimit për të zgjedhur përmes vitimit 100 lojtarët më të mirë në histori.

“Voetbal” e vë Messin përpara Maradonës, fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën në 1986, Cruyff, heroit lokal, dhe Pele e Di Stefano, dy lojtarët e tjerë, të përfshirë në “sallë pritjeje” të lojtarëve më të lartë në histori.

Messi, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, që kërcënohet në këtë drejtim dhe në mënyrë të qartë nga Cristiano Ronaldo, është i njohur për karrierën e tij mbresëlënëse. 30 titujt e tij si lojtar i Barcelonës, përveç arit dhe medaljes olimpike me Argjentinën, në Pekin, në vitin 2008, janë një “palmares” për t’u admiruar nga kushdo. Cristiano Ronaldo, meqë ra fjala, nuk shfaqet as në “top-5” e kësaj renditjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?