Volejboll/ Shqipëria mund me lehtësi Bosnjën, pranë kualifikimit për në “Final Four”

Kombëtarja e volejbollit për meshkuj mposhti 3-0 Bosnje Hercegovinën në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka triumfuan për herë të dytë ndaj kombëtares boshnjake. Shqipëria fitoi 25:16 setin e parë, 25:17 të dytin dhe 25-21 të tretin.

Kjo ishte fitorja e tretë e kombëtares së meshkujve në volejboll në Grupin B, aty ku për momentin renditemi në vendin e dytë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën dhe duke qenë me një këmbë në “Final Four”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet përballë Rumanisë kryesuese në transfertë, më 12 qershor (16:00).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?