Vrasja e George Floyd, reagon edhe legjenda Michael Jordan!

Vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga policia amerikane përpara disa ditësh në shtetin e Minneapolis ka ngjallur reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara. Për këtë rast nuk ka nguruar të shprehë indinjatën e tij edhe legjenda e basketbollit amerikan Michael Jordan i cili ka akuzuar policinë e shtetit për akt vandal dhe të tmerrshëm.

“Jam thellësisht i pikëlluar, tepër i prekur dhe shumë i nervozuar. E shikoj dhe ndiej dhimbjen, zemërimin dhe acarimin e secilit. Jam në krah të atyre që duan ta çrrënjosin racizmin nga populli jonë. Kemi përjetuar boll. Nuk kam përgjigje, por zërat tanë të bashkuar tregojnë fuqi dhe aftësi për të mos u ndarë. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë dhembshuri dhe të mos i kthejmë kurrë shpinën brutalitetit të pakuptimtë.

Duhet të vazhdojmë të demonstrojmë paqësisht kundër padrejtësisë dhe të kërkojmë llogaridhënie. Zëri ynë i bashkuar duhet të ushtrojnë presion ndaj liderëve tanë për të ndryshuar ligjet ose të shfrytëzojmë të drejtën e votës për të ndryshuar sistemin.

Secili duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe duhet të punojmë bashkë për të vendosur drejtësinë. Zemra ime është bashkë me familjen e George Floyd dhe me të gjithë ata që vuajnë prej akteve brutale dhe të pakuptimta”, shkruan ish-ylli i Chicago Bulls në Twitter.

SHKARKO APP