Vrioni i jep lamtumirën Juventusit, gati transferimi në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni më në fund duket se ka gjetur një destinacion të ri. Skuadra e Juventusit, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano ka pranuar ofertën e skuadrës që luan në MLS, New England Revolution.

Klubi bardhezi pritet të përfitojë një shumë prej 3.8 milionë dollarësh plus bonuse nëse akordi do të konfirmohet. Fillimisht ishte përfolur për një shifër më të lart që mund të përfitonte nga shitja e tij, por mesa duket vlera e sulmuesit shkon deri në 4 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?