Vrioni: Jam gati të rikthehet te Juvja, tani jam më i pjekur
Pas një sezoni fantastik me Tirolin, duke fituar “Këpucën e Artë” në Bundesligën austriake, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni ka folur gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “TuttoSport”.
“Objektivi im është që të rikthehem te Juventusi. Tani ndihem gati dhe më i pjekur. Të shohim se çfarë do të vendosin drejtuesit dhe agjenti im, Silvio Paljari. Vlahoviç më befason me dinakërinë që ka për portën kundërshtare. Pa atë shpirt gare nuk mundesh dot të shënosh 24 gola në Serinë A.”, tha 23-vjeçari shqiptar.
Vrioni u aktivizua në 28 ndeshje në Austri, duke shënuar 19 gola dhe dhuroi 4 asiste.
KOHA JONË SONDAZH

