Vrioni në super formë, shikoni tripletën që shënoi dje me Tirolin (VIDEO)
Giacomo Vrioni ditën e djeshme u bë protagonist te Tiroli duke shënuar plotë tri gola në fitoren 4-0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mori topin pas ndeshjes, ndërkohë që shkoi në kuotën e 15 golave në kampionatin austriak.
Më shumë se Vrioni ka shënuar vetëm Karim Adeyemi, sulmuesi gjerman që do të zëvendësojë Haaland te Bosussia Dortmund.
Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola me të majtën dhe një me të djathtën duke konfirmuar formën fantastike. Reja me siguri që do ta fitojë në sfidat e qershorit, pasi me këtë formë mund të jetë përcaktues edhe me ngjyrat kuqezi.

KOHA JONË SONDAZH

