Vrioni shënon dopietë dhe i jep fitoren Tirolit në Austri (VIDEO)

Giacomo Vrioni kthen Tirolin tek fitorja në Bundesligën e Austrisë. Sulmuesi shqiptar, në pronësi të Juventusit, por i huazuar në skuadrën austriake, realizoi dy herë në suksesin 2-3 të skuadrës së tij në fushën e Riedit.

Në të 82-tën barazoi shifrat (2-2) I shërbyer nga Skrbo, ndërsa në minutën e katërt shtesë shënoi golin që i siguroi tri pikë Tirolit, pasi pasimit të marrë nga Sabitzer.

Vrioni është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij dhe i dyti në listën e golashënuesve të Bundesligës së Gjermanisë me 12 gola, katër më pak se Karim Adeyemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?