Vrioni shënon dy golat e parë me ekipin e dytë të Juventusit
Giacomo Vrioni ka arritur që të shënojë dy golat e parë me fanellën e skuadrës së 23-vjeçarëve të Juventusit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë protagonist në sfidën play-off ndaj Carrares teksa i futur në fushë nga stoli në minutën e 64-t, shënoi dy herë në minutat 75-të dhe 90-të, por pavarësisht kësaj bardhezinjtë e vegjël u eliminuan nga faza play-off duke mos siguruar dot kalimin në gjysmëfinale pasi në rast barazimi në të tilla sfida kalon më tej skuadra e renditur më mirë në kampionat.
Këto ishin dy golat e parë për Vrionin i transferuar te Juventusi U-23 në janar të këtij viti. Ai nuk është pjesë vetëm e skuadrës që luan në Serie C, pasi në dy sfidat e Kupës ndaj Milanit dhe Napolit u grumbullua nga trajneri Maurizio Sarri në skuadrën e parë.