Vrioni shënon tjetër gol në Austri, këtë herë në stilin Jorginho (VIDEO)

Giacomo Vrioni konfirmon formën e tij shumë të mirë. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shënon me rregullsi ndeshje pas ndeshje dhe është kthyer në liderin e Tirolit, dukke e larguar këtë skuadër nga fundi i tabelës së klasifikimit në Austri.

Në ndeshjen kundër Altah, ai u bë protagonist i sfidës që në minuta e parë të saj. Vrioni depërtoi në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve dhe fitoi penallti pas një kontakti në zonë.

Sulmuesi shqiptar u paraqit vetë nga pika e bardhë, duke ekzekutuar me qetësi e çuar ekipin e tij në avantazh me një goditje “alla Jogrinho”, me kërcimin tipik të italianit që është bërë i famshëm në të gjithë botën. Ky ishte goli i 8 i sulmuesit shqiptar në kampionat, në vetëm 11 ndeshje të luajtura.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?