Vrioni vjen në Kombëtare si golashënuesi i sezonit në Austri

Giacomo Vrioni është shpallur sot golashënuesi më i mirë në kampionatin austriak të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, luajti me Tirol ndeshjen e fundit të këtij edicioni, atë play-off për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës ndaj Rapid të Vjenës.

Skuadra e tij u mund 2-0 dhe nuk siguroi Europën, por për sulmuesin shqiptar ishte gjithsesi një edicion shumë i suksesshëm pasi në fund të sfidës u nderua me trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës austriake.

Vrioni e mbylli kampionatin me 19 gola të shënuar, duke ndarë vendin e parë me yllin e Salzburg, Karim Adeyemi i cili do të transferohet te Borussia Dortmund në Gjermani. Kjo ishte një arritje e madhe për sulmuesin që është në pronësi të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?