Vritet sportisti i tretë në Ukrainë, skiator vetëm 19 vjeç

Shkon në 3 numri i sportistëve që kanë humbur jetën në mbrojtje të vendit të tyre në Ukrainë. Shumë ukrainas nga fusha të ndryshme, përfshirë dhe ata të sportit janë bashkuar për t’i shërbyer ushtrisë vendase që të mos lejojnë pushtimin rus të përparojë dhe më shumë.

Shumë nga këta kanë humbur jetën gjithashtu, ku së fundmi ka qenë një atlet 19-vjeçar i cili ushtronte sportin e biatlonit (ski dhe qitje në borë). Ai quhej Jevehen Malishev dhe ishte pjesë e skuadrës të së rinjve në Ukrainë për sportet e dimrit.

Ai u bashkua me ushtrinë për të mbrojtur shtetin e tij, por mbeti i vrarë nga sulmet e shumta ruse. Shumë mesazhe ngushëllimi erdhën nga ana e fansave dhe ish-shokëve të tij, të cilët shkruanin: “Heronjtë nuk vdesin kurrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?