Wayne Rooney firmos në Angli, humb para por shpëton martesën
Wayne Rooney do të kthehet përsëri në Angli, këtë herë “i detyruar” nga gruaja e tij. 33 vjeçari nënshkroi dje një kontratë 3 vjeçare me Derby County si lojtar-trajner.Një transfertë që do t’i shpëtonte anglezit martesën 11 vjeçare por që do t’i kushtojë atij miliona. Ai do të marrë tek Derby më pak se gjysmën e pagesës që do merrte në Amerikë. Por kjo është kostoja për dashurinë dhe familjen apo jo?
Coleen e ka bindur Rooney-n më në fund pas shumë lutjesh gjatë gjithë vitit që ai luajti në Amerikë, për tu rikthyer përsëri në Angli. Pasi ai pranoi të rikthehet Coleen shprehet se është hera e parë që Rooney zgjedh në fillim fëmijët dhe gruan e tij përpara futbollit. Është koha që ai të rritet dhe të mbajë përgjegjësi – vijon ajo.
Gjatë këtyre ditëve Coleen do të shpërngulet me fëmijët në Angli. Rooney do të kthehet përsëri në Janar pasi të mbarojë pjesën e parë të sezonit në Amerikë.