“Wembley i Ballkanit gati për pagëzim”, mediat italiane magjepsen nga “Arena Kombëtare”

Këtë të diel “Arena Kombëtare” do të hapë dyert për herë të parë dyert për kombëtaren në impiantin më modern në Shqipëri. Kjo gjë nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e mediave italiane, teksa në numrat e sotëm në print “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” i kanë dedikuar një hapësirë, ku nuk i kanë kursyer elozhet.

 

“Wembley i Ballkanit gati për pagëzim” ja ka vendosur titullin e përditshmja torineze, teksa më pas shton se është një impiant që të kujton Bombonera-n në Buenos Aires për shkak të organizimit të tribunave. Më tej në artikull shtohet se për të dielën ka pasur rreth 500 mijë kërkesa për bileta, ndërkohë që të gjitha biletat janë shitur. Në artikull evidentohet fakti që për stadiumin federata ka paguar 10 milionë euro, ndërkohë që 65 milionë euro janë paguar nga kompania ndërtuese që do ta shfrytëzojë për çështje komerciale. Njëlloj ka vepruar më parë edhe federata angleze me “Wembley”-in.

“Hapet stadiumi i ri me Ceferin ndaj Francës”, e titullon shkrimin “Corriere dello Sport” për impiantin e ri. “De Biasi ishte heroi i kombëtares me kualifikimin në Europianin 2016, ndërkohë që Edy Reja po ndërton ëndrrën për të tashme. Shqipëria ka të rinj dhe dhuron spektakël, i ka shënuar 4 gola Moldavisë dhe Islandës”, shkruan në fillimin e shkrimit e përditshmja e njohur romane. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP