Wenger: Epokës Messi dhe Ronaldo po i vjen fundi

Arsène Wenger, trajneri legjendar i Arsenalit dhe një personazh tepër i respektuar në botën e futbollit , foli në radion britanike “Talksport” mbi dominimin e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll në dekadën e fundit.

“Asnjëherë nuk kemi parë lojtarë si Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët mund të krijojnë absolutisht gjithçka në çdo situatë të vështirë, por unë mendoj se mbretërimi i tyre po merr fund.

Po vjen një brez i ri dhe të dy prej tyre luajnë te PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe”, tha trajneri francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vërtet Mbappe dhe Neymar janë te kampionët e Francës, por nuk dihet dhe për sa kohë, pasi janë dy emra që janë vazhdimisht në shënjestër të ekipeve të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?