Wenger zbulon se si humbi transferimin falas të Mbappe te Arsenali

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar së fundmi se Kylian Mbappe kur ishte adoleshent, ishte shumë pranë transferimit te skuadra e Arsenalit.

“Mund të flasim për Mbappe-n. Isha në shtëpinë e tij, kur ai nuk ishte i bindur për të rinovuar kontratën me Monacon. Do të kishte mbërritur tek Arsenali falas. Do të thosha se të gjitha klubet e futbollit kanë histori të tilla. Mbappe është në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo”, tha francezi.

Nuk është hera e parë që Wenger zbulon se ka qenë shumë pranë firmës me lojtarë të rinj që më pas janë shndërruar më të mirët në botë. Edhe Cristiano Ronaldo thuajse kishte nënshkruar me Arsenalin shumë vite më parë.

SHKARKO APP