Werder-i i Rashicës ndal “makinerinë” perfekte të Bayernit (VIDEO)
Werder Bremen bëhet skuadra e dytë që arrin të ndalë Bayernin, madje i shkoi shumë afër fitores në minutat e fundit. Sfida e luajtur në “Allianz Arena” do të përfundonte në barazim 1-1.
Skuadra ku aktivizohet edhe Milot Rashica, shënoi 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt. Maximilian Eggestein godet mjaft mirë me të majtën në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Neuer.
Bayerni do të reagonte në minutën e 62-të, me Kingsley Coman, i cili goditi shumë saktë me kokë, pas një krosimi të bukur. Në minutat e fundit, Werderi ju afrua disa herë golit të barazimit, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë që te bavarezët Lucas Hernandez doli nga fusha i dëmtuar që në minutat e para. Ky është barazimi i parë në këtë sezon për Bayernin. /R.Lika-Koha Jone/