Werner largohet nga Chelsea, rikthehet sërish në Bundesligë te …
Timo Werner rikthehet sërish në Bundesliga. Sulmuesi i kombëtares gjermane u transferua dy vite më parë nga Leipzig te Chelsea për 53 milionë euro, por nuk mundi që të gjente asnjëherë formën më të mirë.
Vetëm 10 gola në dy sezone në Premier League ndërkohë që fitoi Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve me ekipin e Thomas Tuchel.
26-vjeçari mori disa oferta, por zgjodhi të rikthehet te Leipzigu, klubi ku shpërtheu dhe siguroi një post në kombëtaren e Gjermanisë.
Sulmuesi do të huazohet te ish-klubi ku u aktivizua në vitet 2016-2020, që do të ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për një shumë që akoma nuk bëhet e ditur.
KOHA JONË SONDAZH

