West Ham befason klubet italiane, bën gati super ofertën për Brojën
Armando Broja është një nga emrat më të përfolur në merkaton e kësaj vere. Skuadrat e interesuara për të janë të shumta nga Italia dhe Anglia.
West Ham ka befasuar Napolin dhe Atalantën dhe po përgatit një ofertë e cila mund të “joshë” Chelsean, klubin që zotëron kartonin e Brojës. Sipas Sky Sport, ata kanë gati një ofertë e cila varion nga 30-35 milionë euro për të bindur Blutë e Londrës, ndërsa falë kësaj shume, pretendojnë të parakalojnë klubet italiane të cilat vështirë se mund të shpenzojnë një shifër të tillë.
Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar, Broja ia doli të shënonte në portën e West Ham dhe diçka e tillë e ka ndihmuar shqiptarin të shndërrohet në një objektiv për londinezët. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse oferta do të konkretizohet dhe nëse Broja do ta pranojë si destinacion.