Wijnaldum shpëton PSG nga humbja ndaj Lens, Messi mbetet sërish thatë (VIDEO)
PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Lens në javën e 17-të të kampionatit. Ndeshja e luajtur në stadiumin Bollaert-Delelis u zhbllokua në minutën e 62-të.
Fofana realizoi me një gjuajtje nga distanca falë gafës së bërë nga Navas, i cili nuk ka arritur ta ndalë topin në mënyrën e duhur.
Kur dukej se Lens kishte siguruar tri pikët, Wijnaldum shënoi golin e barazimit në minutën e 92-të me një goditje me kokë pas një krosimi të Mbappe. Në shtesë Messi kishte shansin për të shënuar me goditje dënimi nga një distancë prej 20 metrash, por e dërgoi topin jashtë kuadratit.
KOHA JONË SONDAZH

