Willian del kundër rifillimit: Kam frikë nga infektimi me koronavirus!

Në kohën kur Premier League është e bashkuar në idenë për të përfunduar sezonin, ka edhe nga ata që janë kundër dhe kanë frikë si Willian.

“Mund të fillonim të luanim pa tifozë, por mund të ketë kontakte në fushë që mund të na transmetojmë virusin. Nëse marr virusin, pastaj kthehem në shtëpi pas ndeshjes për të qëndruar me familjen e mund t’ia ngjis gruas ose vajzave të mia. Duhet të jemi të kujdesshëm për këtë”.

Me dyer të mbyllura? Nuk është ide e keqe por duhet të ndjekin me shumë kujdes çfarë ndodh. Ndoshta një lojtar mund të ketë virusin e zbresim në fushë njëri kundër tjetrit, kupton?”, deklaroi braziliani për Associated Press.

Në video-intervistë, braziliani kujton shqetësimin e madh kur shoku i tij Callun Hudson-Odoi rezultoi pozitiv ndaj testit. “Kemi shtrënguar dorën e jemi përqafuar. Kështu që pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirus mendoj se të gjithë ishim të shqetësuar për këtë fakt. Por asnjë nga shokët nuk pati asnjë simptomë”.

SHKARKO APP