Willian shton dyshimet për Premier League: Shumë futbollistë janë kundër!

Rifillimi i Premer League është në dyshim sepse rastet me koronavirus vijon të shtohen edhe pse në numra shumë më të vegjël se në muajin mars. Ditën e hënë pritet një mbledhje e rëndësishme, por duket sikur dëshira e futbollistëve është që të mos rinisë sezoni.

Futbollisti i Chelsea-t, Willian ka lëshuar alarmin për mediat angleze:  “Me aq sa di, shumë futbollistë, le të themi mazhoranca, nuk kanë kaq dëshirë për të rinisur sezonin tani. Duam të kthehemi të bëjmë atë që duam, por duhet siguri e plotë. Kjo duhet kërkuar. Ende nuk e dimë se kur mund të stërvitemi bashkë në fushë të hapur, do të na e thonë”.

 

SHKARKO APP