Wimbledon/ 6-0, 6-0. Polakja Swiatek fitore historike ndaj Anisimova-s në finale
Kalvari i gjatë i Iga Swiatek duket se ka marrë fund. Pas një periudhe sfiduese, ish-numri një i botës në tenis, rikthehet fuqishëm në skenën ndërkombëtare duke fituar turneun prestigjioz të femrave në Wimbledon 2025.
Tenistja polake dominoi plotësisht finalen ndaj amerikanes Amanda Anisimova, duke fituar me rezultatin 6-0, 6-0 në më pak se një orë lojë, vetëm 57 minuta. Një performancë mbresëlënëse që konfirmon rikthimin e saj në formën më të mirë.
Ky është titulli i gjashtë Grand Slam në karrierën e Swiatek, pas katër trofeve në Roland Garros dhe një fitoreje në US Open.
Fitorja në fushat e gjelbra të Wimbledon-it shënon një moment historik në karrierën e saj, duke e rikthyer Swiatek si një prej emrave më të frikshëm të tenisit botëror. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

