Wimbledon/ Alcaraz finalisti i parë, mposht Fritz në një super përballje

Carlos Alcaraz është finalisti i parë i Wimbledon 2025, pasi mposhti amerikanin Taylor Fritz në një përballje të fortë që zgjati katër sete. Spanjolli, kampion në fuqi, fitoi me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, 7-6(6), duke siguruar rikthimin në finalen e turneut prestigjioz për të dytin vit radhazi.

Ndonëse Alcaraz e nisi fuqishëm ndeshjen dhe fitoi setin e parë, Fritz — numri 5 në botë — reagoi në të dytin, duke barazuar shifrat. Alcaraz riktheu kontrollin në setin e tretë dhe në të katërtin vendosi gjithçka në një tie-break dramatik, ku Fritz humbi dy set point për të çuar sfidën në të pestin.

Alcaraz do të përballet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Jannik Sinner dhe Novak Djokovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?