Wimbledon/ Sinner mund me lehtësi serbin Djokovic, sfidon Alcaraz në finale
Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz do të përballen përsëri, këtë herë në finalen e madhe të Wimbledon 2025, që do të zhvillohet të dielën në orën 17:00. Dy tenistët më të mirë të botës, numri 1 dhe 2 në renditjen ATP, do të luftojnë për titullin e madh në fushat e famshme me bar të Londrës.
Sinner siguroi finalen e tij të parë në Wimbledon pas një fitoreje të shkëlqyer ndaj legjendës Novak Djokovic, duke e mposhtur në tre sete të pastra: 6-3, 6-3, 6-4. Italiani ka tani mundësinë e artë për të marrë revanshin ndaj Alcaraz, i cili e kishte mundur vetëm një muaj më parë në finalen dramatike të Roland Garros.
Një përballje që premton spektakël, mes dy kampionëve të rinj që po dominojnë tenisin botëror.
KOHA JONË SONDAZH

