Xabi Alonso ka gjetur liderin e tij: Valverde si Gerrard, mesfushori total i Real Madridit

Federico Valverde konfirmohet si një nga shtyllat më të forta të Real Madridit, një lojtar i cili ka arritur të bëhet simbol i vazhdimësisë dhe i besueshmërisë. Në dy vitet e fundit, uruguaiani ka grumbulluar 119 paraqitje në 123 ndeshje, duke luajtur mbi 9.800 minuta, prej të cilave 6.676 vetëm në sezonin 2024–25, përfshirë edhe impenjimet me kombëtaren.

Shifrat flasin vetë, por më shumë se kaq është versatiliteti i Valverdes që e bën të pazëvendësueshëm. Ai përshtatet në çdo rol: nga krahu i djathtë, në qendër të mesfushës, deri në fazën më të avancuar, duke treguar aftësi të rralla për të kombinuar sasinë me cilësinë.

Pikërisht për këtë arsye, Xabi Alonso, tashmë në krye të pankinës madrilene, e sheh atë si Steven Gerrardin e tij: një mesfushor i plotë, i aftë të ndikojë në çdo zonë të fushës. Në sfidën kundër Osasunës, Valverde do të vendoset si mesfushor i brendshëm, pozicioni ku lidhet më mirë loja dhe ku shpesh është vendimtar edhe me gjuajtjet nga distanca. Që prej sezonit 2022–23, ai ka shënuar 12 gola, duke qenë pas vetëm Mbappés mes mesfushorëve e lojtarëve jo tipikisht ofensivë në pesë kampionatet më të forta të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani i Xabi Alonsos është i qartë: të ndërtojë një cikël të ri madrilen duke e vendosur Valverden në qendër të projektit. Përkrah tij, lojtarë si Tchouameni dhe Arda Güler do të jenë gurë themeli të mesfushës, ndërsa me kthimin e Bellingham dhe Camavinga, Valverde do të mbetet gjithsesi figura kyçe që jep ekuilibër. Për të rinjtë si Mastantuono, hapësirat do të vijnë gradualisht, pa prishur ekuilibrin taktik.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?