Xabi Alonso kërkon mesfushor, por Reali e ka mbyllur merkaton në hyrje

Real Madridi veproi në mënyrë të parakohshme në merkaton e verës, duke ndërtuar skuadrën që do të përfaqësonte klubin në Botërorin për Klube që u zhvillua muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën drejtimin e presidentit Florentino Perez, “Los Blancos” kanë bërë disa goditje të rëndësishme në fillim të qershorit, për të vënë në dispozicion të trajnerit të ri, Xabi Alonso, një ekip konkurrues që në start të përgatitjeve.

Mes prurjeve të reja janë Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold dhe talenti argjentinas Franco Mastantuono, i cili do t’i bashkohet skuadrës më 14 gusht. Për repartin mbrojtës është afruar Alvaro Carreras, i cili do të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e Real Madridit e konsiderojnë ekipin të kompletuar dhe nuk planifikojnë më asnjë afrim tjetër gjatë kësaj vere, pavarësisht se trajneri Alonso ka kërkuar përforcime shtesë, veçanërisht në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim bie paksa në kontrast me strategjinë e zakonshme të klubeve të mëdha që zakonisht bëjnë lëvizje të rëndësishme në ditët e fundit të merkatos së gushtit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?