Xabi Alonso: Meritonim të paktën barazimin, do ta kalojmë momentin e vështirë!

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, analizoi disfatën 2-1 ndaj Manchester City duke kërkuar të theksojë elementët pozitivë, edhe pse forma e skuadrës vazhdon të jetë nën pritshmëri. Sipas tij, starti ishte premtues, por dobësitë aktuale të ekipit peshuan në momentet vendimtare.

“E nisëm shumë mirë, shënuam dhe krijuam raste. Por kur nuk je në momentin tënd më të mirë, mjaftojnë 10 minuta që të përmbysesh. Megjithë vështirësitë dhe mungesat, lojtarët dhanë gjithçka”, deklaroi Xabi, duke insistuar se skuadra po punon fort dhe situata do të marrë kthesë. “Momenti nuk është pozitiv, por kjo do të kalojë. Çdo gjë kalon.”

Alonso u shpreh se ekipi kishte merituar më shumë: “Për mendimin tim, barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë. Kemi pasur ritëm, kemi pasur përqendrim. Rodrygo ishte fantastik sot.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me vërshëllimat e tifozëve në fund të ndeshjes, trajneri madrilen u tregua i qetë: “Është normale. Te Real Madridi kërkesat janë maksimale dhe gjithmonë ka presion.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nënvizoi se përgjegjësia dhe autokritika janë pjesë e kulturës së klubit: “Kjo situatë nuk është e re këtu. Duhet përballuar me qetësi dhe profesionalizëm.”

Xabi vlerësoi impaktin e Endrick dhe golin e Rodrygos, ndërsa për Kylian Mbappé mbajti një qëndrim të rezervuar: “Është shumë herët të themi nëse do të luajë të dielën. Sot nuk ishte gati.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?