Xabi Alonso merr drejtimin e Realit, sot bën prezantimin zyrtar

Real Madridi ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, që do të pasojë Carlo Ancelottin në pankinë. Pas përfundimit të mandatit të tij dhe nisjes së aventurës me kombëtaren e Brazilit, drejtimin e “Los Blancos” do ta marrë Xabi Alonso, i cili vjen pas një sezoni fantastik në krye të Bayer Leverkusen.

Emri i Xabi Alonsos përflitej prej kohësh si kandidati ideal për stolin e Real Madridit, dhe tashmë kjo është bërë realitet. Florentino Perez ka zgjedhur një figurë që përfaqëson në mënyrë të përkryer filozofinë e klubit: një ish-lojtar legjendar i skuadrës, që njeh ambientin dhe ka treguar tashmë aftësi të jashtëzakonshme si trajner. Nën drejtimin e tij, Leverkuseni jo vetëm që ka fituar, por ka dhuruar edhe një futboll tërheqës dhe dominues.

Xabi Alonso do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, e cila hyn në fuqi më 1 qershor 2025 dhe përfundon në vitin 2028. Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri do të bëhet sot në orën 12:30. Ky është një rikthim i madh në “Santiago Bernabéu”, kësaj here jo si lojtar, por si lider i skuadrës nga stoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?