Xavi bën gati listën me 3 emrat që do në janar te Barcelona
Xavi Hernandez ka nisur punën me skuadrën e tij të re, Barcelonën dhe trajneri i ri ka nisur të mendoj që tani për ndryshime në skuadër dhe në formacion. Në zyrat e klubit, strategu i ri ka prezantuar tre emrat që ai i dëshiron që në merkaton e dimrit dhe bëhet fjalë për, Raheem Sterling, Dani Olmo dhe Dani Alves.
Sterling dhe Dani Olmo do të ishin transferime në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa Dani Alves do të ishte diçka e thjeshtë. Natyrisht që mosha e brazilianit mund të jetë problemi i vetëm, por 38-vjeçari e ka shprehur hapur se ai është i gatshëm të ndihmojë Xavi-n dhe Barcelonën në një moment të tillë.
Sterling mund të konsiderohet një opsion i mundshëm sepse anglezi është jashtë planeve të Guardiolës dhe një largim i mundshëm që në janar do të ishte një opsion i mirë. Për të arritur te Olmo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Olmo është një lojtar i rëndësishëm për Leipzig, por ai ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient dhe ka kërkuar largimin në verën e ardhshme. Xavi ka bërë gati edhe listën e largimeve, teksa disa lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

