Xavi debuton me fitore te Barcelona, e nderon Depay ndaj Espanyol (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 20 Nëntor 2021 22:56
Xavi e nis me këmbën e mbarë aventurën në krye të Barcelonës. Skuadra blaugrana mori një fitore minimale 1-0 në derbin ndaj Espanyol.
Sfidën e vendosi një gol i shënuar nga Depay nga pika e bardhë, një penallti që në fakt do të fitohej nga vetë holandezi.
Pas dy humbjeve dhe dy barazimeve, Barcelona rigjen fitoren, teksa tashmë ngjitet në kuotën e 20 pikëve, 1 më pak se Betis. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

