Xavi do të prezantohet në mënyrë spektakolare në krye të Barcelonës
Sporti E Shtunë, 6 Nëntor 2021 16:43
Barcelona do të prezantojë Xavi Hernandez, trajnerin e ri të skuadrës, me një ceremoni madhështore. Të hënën, në orën 13:00, klubi katalanas do të hapë dyert e stadiumit Camp Nou për të gjithë tifozët që duan ta mirëpresin legjendën “blaugrana”.
Pas prezantimit, Xavi do të dalë në konferencën e parë për shtyp si trajner i Barcelonës. Klubi spanjoll e arriti marrëveshjen me Al Sadd mbrëmjen e kaluar dhe e zyrtarizoi në orën 2 të mëngjesit.
KOHA JONË SONDAZH

