Xavi: Duam 3 pikët ndaj Realit për konsoliduar pozitat në zonën Champions
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në prag të El Clasicos kundër Realit. Strategu i katanasve e cika cilësuar si një duel që mund ta ndihmojë ekipin për të konsoliduar pozitat në zonën Champions.
“Klasikja është speciale, është një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar. Është gjithmonë e vështirë ta luash, por ne do të tentojmë tre pikët. Një fitore nesër do të konsolidonte pozicionin tonë. Do të ndryshojmë disa gjëra, por ideja jonë është që të dominojmë lojën me top. Stili ynë nuk do të ndryshojë.
Një fitore nesër do të na vendoste në një pozicion të mirë për të arritur objektivin e parë, kualifikimin në Champions. Duam të fitojmë klasiken. Jemi në formë dhe kemi një mentalitet fituesi.
Nesër na pret një provë e vështirë për të treguar se jemi përmirësuar. Por nëse duhet të them se kush është favorit, padyshim Reali që luan në shtëpi dhe është në krye të renditjes”, ka shtuar Xavi.
KOHA JONË SONDAZH

