Xavi Hernandez: Barcelonës i duhen përforcime

Rezultatet e dobta duket se kanë lënë një shije të hidhur për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez. Eleminimi nga Champions League dhe ajo disfatë 3-0 në ndeshjen e fundit përballë Bayern Munchen ka bërë që klubi katalanas të ketë nevojë për një revolucion.

Tekniku spanjoll nuk ka ngurruar të tregojë dhe preferencat e tij sa i takon përforcimeve në skuadër. Këtë e ka shpjeguar dhe në konferencën për shtyp, ku Xavi nuk dha emra konkret, por bëri të ditur se shumë shpejt do të ketë një takim vetëm për vetëm me Presidentin Joan Laporta.

Skuadra katalanase është e kufizuar në të gjitha lëvizjet që bën në merkato. Kjo si pasojë e problemeve financiare që klubi ka dhe për këtë arsye mund të sakrifikohet ndonjë nga yjet në skuadër për të afruar lojtarët e rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?